Shpërndaje

Deputetja e ekstremit të djathtë në Francë, Marion Marechal-Le Pen, i është kundërpërgjigjur thirrjes së presidentit të Turqisë, Recep Erdogan, bërë turqve që jetojnë në Evropë që të lindin nga pesë fëmijë.

Ajo ka thënë se e ardhmja e turqve në Evropë është Turqia dhe jo Evropa sic ka sugjeruar Erdogan.

“I dashuri Erdogan, e ardhmja e turqve që jetojnë në Evropë është Turqia,” ka shkruar në Tëitter Le Pen.

Ditë më parë, Erdogan u bëri thirrje turqve që jetojnë në Evropë që të bjënë nga pesë fëmijë – dy më shumë se thirrja e tij e zakonshme ndaj turqve në atdhe – në një përpjekje për të shumëfishuar prezencën e tyre në kontinent në mënyrë që ata të jenë e ardhmja e Evropës.