Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Në këtë takim Hyseni dhe Marusz biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët, njofton Klan Kosova.

Ministri Hyseni vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes të të dyja vendeve, në ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe luftimin e krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, trafikimin me qenie njerëzore.

Ndërsa, ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, theksoi se Hungaria do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës, duke vënë në pah bashkëpunimin ndërshtetëror mes dyja vendeve në forcimin e institucioneve të sigurisë.