Shpërndaje

Desara Mançellari quhet vajza, e cila gjatë vitit të kaluar u shndërrua në një personazh mediatik, pasi i dogji të dashurit 4 makina pas zënkës së tyre të radhës.

Por çfarë i ka ndodhur vajzës nga Tirana dhe ku ndodhet ajo sot?

Desara mësohet se ndodhet aktualisht në burgun e grave në Tiranë, ku do të vuajë dënimin për rreth dy vjet e gjysmë.

23-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie, por me gjykim të shkurtuar ajo do të bëjë përfundimisht 2 vjet e 4 muaj burg.

Katër mjete, tip “Audi”, “Volkswagen”, “Rulotë” dhe një kamionçinë, automjete në pronësi të V. Papajani, 56 vjeç, babait të të dashurit të saj, banues në Tiranë, si pasojë e zjarrit të vënë nga vajza u shkatërruan plotësisht.

Vajza ka pranuar se e ka bërë këtë për hakmarrje, pas zënkave me djalin dhe familjarët e tij.

Mançellari dhe Filipi, kanë qenë të dashur dhe për këtë lidhje kishin dijeni të dyja familjet. Mirëpo një sherr i momentit mes dy të rinjve ka sjellë dhe nxehjen e situatës, ku djali ka rrahur 23-vjeçaren duke e goditur në fytyrë.

Një fakt i tillë rezulton të ketë dalë dhe nga biseda që ata kanë bërë me pas në rrjetin social “Facebook”, ku Filipi i kërkonte të dashurës së tij që të kthehej sërish tek ai, duke shfaqur pendesë për atë që kishte ndodhur. Madje ai i ka pohuar vajzës se qante pas ndarjes dhe se duhet të bashkoheshin sërish.