Shpërndaje

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë nisur të acarohen raportet dhe të rikthehen apetitet për të ‘sunduar’ partinë. Isa Mustafa, që është edhe kryeministër, po sfidohet në parti nga Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Të dy këta zyrtarë të lartë pyeten për shumë emërime në qeveri dhe jo pak herë kanë dalë fitues.
Por përtej kësaj, ata kanë filluar tani që të pyeten edhe se kush duhet të kandidojë në një komunë të caktuar.

Burime të ORAinfo brenda LDK-së kanë thënë se meqë zgjedhjet po afrohen, Veliu dhe Haziri janë ata që po pyeten gati për gjithçka.

“Ka një kohë që të dytë janë njerëzit që pyeten për çfarëdo emërimi në qeveri apo ndërmarrje të ndryshme. Por ata kanë nisur tash të vendosin se kush duhet të jenë kandidatët e LDK-së në zgjedhjet lokale”, ka theksuar ky burim Brenda LDK-së.

Ai me tej ka shtuar strategjia e radhës për ta mposhtur Isa Mustafen brenda partisë është marrja me akuza ndaj PDK-së, për vrasjet e pas luftës. Është pikërisht Veliu ai që po e udhëheq këtë ‘fushatë’.
“Synimi është që të rikthehet sërish në mendje një akuzë e tillë, ashtu siç bënte Mustafa dikur dhe që këta t’ia kujtojnë se me kënd po qeverisë”, ka treguar ky burim.

Isa Mustafa është rikonfirmuar para ca kohësh kryetar i LDK-së në një proces plot zhurmë e akuza për mungesë demokracie.