Shpërndaje

Barazia gjinore nuk është vetëm veprim i drejtë për tu zbatuar, por është edhe gjë e mençur për ta bërë, sidomos për rritje të qëndrueshme të organizatave dhe zhvillimit ekonomik.

Sipas burimeve të shumta empirike është vërtetuar se organizatat që punësojnë gra performojnë më mirë dhe arrijnë rezultate më të mira, në përgjithësi.

Në nivel global, gratë sot ndikojnë në 83 për qind të gjitha parave të shpenzuara për blerjet e konsumit, duke përfshirë edhe ndikimin në blerjen e makinave të reja deri në masën prej 62 përqind, 92 përqind kur vendoset për pushime dhe 90 përqind për blerjet e ushqimit.

Duke iu referuar të dhënave të raporteve të shumta që lidhen me barazinë gjinore thuhet se kur grave iu jepet më shumë hapësirë ​​në ekonomi ndikimet e përfshirjes së tyre janë të lidhura direkt me rritjen ekonomike të çdo vendi.

Në tregun tonë, IPKO është një nga kompanitë e pakta që ka një ekuilibër të mirë gjinor, dhe kjo ndoshta është njëra ndër arsyet kryesore pse kompania vazhdimisht raporton sukses dhe arritje të biznesit të saj në tregun e telekomunikacionit në Kosovë.

Arta Koka Grubi, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në IPKO thotë se kompania ku ajo udhëheq burimet njerëzore ka pothuajse një raport krejtësisht të barabartë të punësimit midis burrave dhe grave (50% me 50%), ndërsa ajo gjithashtu ka thënë se në IPKO një numri të konsiderueshëm të punëtoreve të gjinisë femërore u janë besuar rolet menaxheriale.

“Në IPKO ne i fuqizojmë femrat me role të rëndësishme. Deri më sot, prej gati 600 të punësuarve të rregullt në IPKO, gjysma e tyre janë të gjinisë femërore, ndërsa dhjetëra prej tyre janë në pozita të mira menaxhuese duke udhëhequr ekipe në fushën e marketingut dhe shitjes, teknikës, financave, çështjeve ligjore, operacioneve dhe njësive dhe departamenteve të tjera. Në IPKO, femrat mbajnë merita të çmueshme për operimet tona të suksesshme në treg “, tha Arta Koka Grubi, menaxhere e burimeve njerëzore në IPKO.

Shembuj të ngjashëm të grave në pozicione drejtuese ekzistojnë edhe në industri të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë edhe sektorin bankar, sigurimet, ndërmarrjet tregtare të shitjes me pakicë dhe kompanitë shërbyese. Sipas Grubit, ngushtimi i hendekut gjinor është një fenomen që në ekonominë e Kosovës duhet të përshpejtohet.

Në vitin 2007, raport i Goldman Sachs thotë: “Mbyllja e hendekut mes punësimit të meshkujve dhe femrave do të ketë implikime të mëdha për ekonominë globale, duke rritur GDP-në e SHBA deri në masën prej 9%, ndërsa në Eurozonë kjo shkallë e rritjes pritet të shkojë deri në 13%, dhe ekonominë japoneze do ta ndikojë pozitivisht me rritje deri në masën prej 16%.”

Në vitin 2009, Boston Consulting Group ka vlerësuar se gratë kontrollojnë 27 për qind të pasurisë së botës ose rreth 20 trilionë dollarë. Përqindjet janë më të larta tek gratë në Amerikën e Veriut, Australi, Zelandë e Re dhe Azi. Pasuria e grave do të vazhdojë të rritet. Deri në vitin 2030, gratë pritet të kontrollojnë 75.4 trilionë të pasurisë botërore.

Kur femrave u jepet një shans e barabartë, ato mund të krijojnë një ndikim të madh pozitiv në të gjitha fushat e ekonomisë sonë dhe shoqërisë në përgjithësi, dhe sot është dita më e mirë për të gjitha gratë – dhe burrat – të jenë së bashku në kauzën e drejtë për fuqizimin e grave dhe femrave në përgjithësi.