Shpërndaje
Sjelljet e pakontrolluara të futbollistëve i kanë kushtuar me 20 mijë paund Manchester Unitedit.Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Anglisë, ka gjobitur me 20 mijë paund Manchester Unitedin, për mos kontroll të futbollistëve të tyre në ndeshjen çerekfinale të FA Cup, ndaj Chelsea.

Chelsea mposhti 1:0 Manchester Unitedin për të kaluar në gjysmëfinale.

Tensionet e mëdha në këtë ndeshje, u panë në pjesën e parë, tek kartoni i kuq i mesfushorit Herrera.